Një vendim i nga Gjykata e Tiranës i ka dhënë të drejtë gazetarëve dhe stafit të Fokus Group.
Më konkretisht, gjykata ka vendosur:
1.
Shoqëria KAYO të kthejë brenda 48 orëve me inventar materialet e marra nga ambientet e redaksisë ku përfshihen kompjuterët dhe dosjet e punës së gazetarëve dhe çdo mjet tjetër.
2. Të lejohet menjëherë hyrja e stafit në godinën e “Panorama Group”, kontrata e së cilës vijon deri në vitin 2033.
3. Gjykata fton të dëmtuarit që brenda 15 ditësh të padisin organet shtetërore për cënimin e të drejtës së punës dhe sekreteve gazetareske.
AGSH bëj thirrje të menjëhershme që organet shtetërore të zbatojnë vendimin e gjykatës, pa zvarritje të mëtejshme.
Nga ana tjetër, inkurajojmë gazetarët që sipas rastit, të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga marrja e dokumenteve të tyre të punës nga personat e paautorizuar, dhe t’i referojnë ato në organet kompetente.
