Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, lë në burg Veliajn

Tiranë- Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Erion Veliajt, ish-kryebashkiaku i Tiranës mbetet në burg

Veliaj kërkoi zbutje të masës së sigurisë, duke pretenduar se nuk ka asnjë mundësi që të prishë provat, pasi SPAK i ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë.

Ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj bëri rekurs në Gjykatën e Lartë masën e arrestit në burg të vendosur ndaj tij prej GJKKO dhe lënë në fuqi nga Apeli i Posaçëm.

Kujtojmë se më 10 shtator SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt.

Ish-kryebashkiaku ndodhet në qelitë e paraburgimit të Durrësit që prej shkurtit të këtij viti për çështje të lidhur me korrupsion dhe abuzim me detyrën gjatë kohës së kryetar bashkie i kryeqytetit.