Tiranë- Gjykata e Apelit ka liruar ditën e sotme nga burgu ish-Kryebashkiakun e Kuksit Safet Gjicin. Mësohet se Gjici është liruar nga burgu për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore që kishte.
Gjicit i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje denimi, por Apeli vendosi lirimin nga burgu. Pjesën e mbetur të dënimit me burg, Gjici do ta vuajë me “qendrim në shtëpi”.
Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të 2024 viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për “korrupsion pasiv”, pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet.
