GJKKO ka caktuar datën 26 dhjetor, ora 10:00 për seancën e shqyrtimit të kërkesës së SPAK për Sali Berishën.
Një ditë më parë Kuvendi autorizoi Prokurorinë e Posaçme për arrestimin e deputetit Sali Berisha, person nën hetim për çështjen e Klubit Sportiv Partizani.
Kuvendi miratoi me 75 vota pro kërkesën e Prokurorisë së Posaçme mbi autorizimin për arrestimin e deputetit Sali Berisha përmes zëvendësimit të masës së sigurimit.
Ky vendim erdhi pasi ai nuk respektoi masën e mëparshme për detyrim paraqitje, duke e quajtur atë si antikushtetuese.
Autorizimi i Kuvendit u përcoll menjëherë në SPAK, ku prokurorët pritet të vendosin për masën e re të sigurisë ndaj Sali Berishës.
