GJKKO shtyn seancën paraprake për Erion Veliajn, SPAK kërkon dërgimin e dosjes në gjykim

Tiranë, 12 nëntor 2025 – Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shtyrë për në datën 17 nëntor seancën paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë seancës së sotme, përfaqësuesit e SPAK-ut lexuan parashtrimet dhe kërkuan kalimin e çështjes në gjykim, duke argumentuar se hetimet paraprake janë mbyllur dhe provat janë të mjaftueshme për të nisur procesin gjyqësor.

Në seancë Veliaj nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokatët e tij mbrojtës, të cilët pritet të paraqesin qëndrimin dhe argumentet në seancën e ardhshme.

Seanca e radhës, e planifikuar për 17 nëntor, do të përcaktojë nëse çështja do të kalojë për shqyrtim gjyqësor apo do të kërkohen veprime shtesë hetimore.