Tiranë, 13 Mars 2026 – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Belinda Balluku për shuarjen e masës së sigurimit “pezullim nga detyra”.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Erion Çela, i cili nuk ka pranuar kërkesën e Ballukut për ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj saj.
Balluku kishte paraqitur ankesë në gjykatë duke kërkuar heqjen e masës së pezullimit nga detyra, por kërkesa e saj është rrëzuar nga Gjykata e Posaçme.













