GJKKO ka vendosur “Arrest shtëpie” për Vangjush Dakon.
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është arrestuar për “shpërdorim detyre”.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, nën akuzë për shpërdorim detyre në dy raste, është nxjerrë nga qelia, pas rreth 9 muajsh, me vendim te Gjykatës së Posaçme. Ndaj Dakos, GJKKO ka caktuar masën arrest shtëpie, pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit.
Ish-kryebashkiaku nuk ishte vetë i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa pritet të përgatitet urdhri i ekzekutimit nga prokurori që ish-kryebashkiaku të lirohet nga qelia. Dako akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.
