GJKKO dënon Moisi Habilajn dhe “financierin” Seitaj, ja vite burg do të vuajnë!

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar Moisi Habilajn me 15 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet në 10 vite heqje lirie.

Po ashtu GJKKO ka dënuar me 12 vite burg edhe “financierin” e grupit, Nezar Seiti. Por edhe ky për shkak të gjykimit të shkurtuar duhet të kryej 8 vite heqje lirie.

Ndërkohë është pushuar çështja për dy persona të tjerë, Fatmir Minajn dhe Meridian Sulajn.

Kujtojmë se Moisi Habilaj është kushëri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u akuzua se favorizonte këtë grup kriminal.