Gjimnazi Halit Bërzheshta në Prrenjas është i njohur për nivelin e lartë të mësimdhënies si dhe për konkurrencën e dukshme midis nxënësve.
Çdo klasë ka të paktën dy apo tri nxënës që arrijnë rezultate të shkëlqyera.
Një prej tyre është Klea Kojo. Klara këtë vit është maturante dhe tregon me modesti se që nga klasa e parë, deri tani që është në përfundim të gjimnazit është vlerësuar gjithnjë me notë maksimale në çdo lëndë.
Ajo është shembull jo vetëm në mësime, por edhe në sjellje. Ndërsa tregon se kohën më të madhe të ditës e kalon mbi libra, thotë se të mësuarit është pasion për të.
Pas përfundimit të gjimnazit, Klea tregon se do të vazhdojë studimet për drejtësi dhe kjo është jo vetëm një dëshirë e saja, por edhe e prindërve.
ZVA Prrenjas në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave të mesme e 9-vjecare do të organizojë një eveniment ndryshe për gjithë nxënësit ekselentë, në mënyrë që jo vetëm të vlerësojë punën e tyre, por edhe të nxisë interesin e nxënësve të tjerë. Ky eveniment do të ketë pjesëmarrës jo vetëm nxënës, prindër e mësues.
