Pas një periudhe të gjatë vonesash, rikonstruksioni i Shkollës së Mesme “Kostandin Kristoforidhi” është drejt përfundimit dhe shkolla pritet të hapë dyert së shpejti.
Këto punime që nisën në tetor të vitit 2022, ishin parashikuar të përfundonin brenda 8 muajve, por tejkaluan afatin me te pakten dy vite shkollore. Janë rreth 700 nxënës të shkollës “Konstandin Kristoforidhi” që bëjnë mësimin në turnin e dytë. Po kështu rreth 70 nxënës të tjerë të shkollës “Dhaskal Todri” janë të kufizuar në oraret e tyre pasi brenda orës 13.30 duhet të zbrazin shkollën për tia lënë vendin nxënësve të tjerë.
Gjatë një verifikimi në terren (06.03.2025), u pa se shkolla është tashmë e pajisur me bankat, karriget dhe pajisjet e tjera të nevojshme, ndërsa punonjësit janë angazhuar për të përfunduar sistemimet dhe pastrimet e fundit.

Përgjatë 3 viteve, nxënësit e kësaj shkolle kanë studiuar në turnin e pasdites në godinën e gjimnazit “Dhaskal Todri”. Për ta sistemi i të mësuarit pasdite ka krijuar vështirësi në ndjekjen e kurseve plotësuese dhe veprimtarive të tjera jashtëshkollore, ndërsa një tjetër problematikë ka qenë periudha gjatë stinës së dimrit, me mungesë të ngrohjes dhe sisteme të amortizuara të elektricitetit.
“Do ishim më mirë paradite, pasi kështu nuk na mbetet fare kohë. Në dalim vonë dhe s’mundemi të ndjekim kurset e pasditeve”- u shpreh F.K, nxënës i vitit të tretë.
“Orari nuk është shumë i përshtatshëm, po më problem kemi me të ftohtin. Nuk kemi ngrohje dhe periudha me e vështirë nis që nga fundi i tetorit e deri në mars”- u shpreh një tjetër.
Vështirësi të tjera kanë hasur nxënësit, të cilët vijnë nga zonat rurale, për shkak të problemeve me transportin, vonesat, si dhe temperaturat e ulta gjatë stinës së dimrit.
Në pritje të përurimit të shkollës, nxënësit shprehen se së fundi janë njoftuar që shkolla do të hapë dyert në 14 mars.
Në i dërguam kërkesë për informacion Bashkisë Elbasan, por edhe pse afati për kthimin e përgjigjjes ka kaluar, nuk kemi marrë asnjë përgjigjje.
Mësuesit e shkollës thonë se ata tashmë janë në situatën që nuk dinë asnjë informacion se kur shkolla do të jetë funksionale. “Na thanë në 7 mars por nuk ndodhi, në 14 mars menduam se tashme në fillimjavën do ta fillonim por nuk ndodhi. Tashmë pritet që këto dy jave të inagurohet e të fillojmë mësimin normalisht paradite sic edhe kemi qenë më parë. Ministrja Manastirliu deklaroi në maj të vitit të kaluar se shkolla ishte drejt përfundimit.
Orë më të shkurtuara, godinë e amortizuar dhe vështirësi me orarin e pasdites janë disa nga problematikat që po hasen me gjimnazin Kristoforidhi që ka rreth 700 nxënës dhe është ndër gjimnazet më të mëdha në vend, i rënditur ndër 10 gjimnazet më të mira në nivel kombëtar.
Pajisja me mjete didaktike dhe shkollore u be nje kalvar që kjo shkollë po has qysh nga shtatori i vitit të kaluar e deri më sot që ende(20 mars 2025) nuk ka hapur dyert pas rikonstruksionit.
Zvarritja e inagurimit të shkollës duket se së fundi lidhet edhe me fillimin e fushatës elektorale duke u përdorur si investim për votat e të rinjve dhe famijeve të tyre.
