Ish-numri dy i qeverisë së Edi Ramës ka deklaruar pak ditë më parë në një intervistë se kolegu i tij, Damian Gjiknuri u shkarkuar nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste pasi mbajti qëndrim të kundërtërt me Ramën për Ahmetajn.
Në dëshminë e Ahmetajt Edi Rama u portretizia nga ish-zevendësi i tij si një Enver Hoxhë i kohës tonë.
Shumë analistë kanë hequr një paralele mes sjelljes së Enver Hoxhës me Kadri Hazbiun e të tjerë ish-bashkëpunëtorë të ngushtë dhe Edi Ramës po me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.
Deklaratat e Ahmetajt përforcohen nga heshtja e Damian Gjinkurit sot në takimin e parë të Komisionit të Reformës Zgjedhore, ndërsa nuk u fut dot në komision pasi u bllokua nga deputetët e opozitës, Gjiknuri u pyet në lidhje me deklaratat e Arben Ahmetajt, por ai nuk iu pëgjigj pyetjes duke e anashkaluar dhe duke lënë të nënkputohet se nuk flet dot tani…por do të flasë kur të dalë në pension politik.
Heshtja e Gjiknurit përforcon deklaratat e Arben Ahmetajt se Partia Socialiste është kthyer në vitet ’70-’80 kur Enver Hoxhën e kishin pushtuar paranojat e “armiqve” të brendshëm dhe eliminoi dhjetra bashkëpunëtorë të tij të ngushte me akuza qesharake dhe të sajuara.
Çfarë pati thënë Ahmetaj në intervistë :
“Damian Gjiknuri, një nga arsyet se pse nuk është Sekretar i Përgjithshëm është se i ka thënë Edi Ramës, që ajo që po ndodh me Ahmetaj është shkelje proceduriale nga ana e SPAK, së dyti është e gabuar. Kjo është arsye se pse ka ikur nga Sekretari i Përgjithshëm”.













