Gjendet një pistoletë në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan

Gjendet një pistoletë në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.

Pasditen e djeshme, në lagjen “5-Maji”, është gjetur e mbështjellë dhe e groposur, një armë e vjetër zjarri (pistoletë).

Në drejtimin e Prokurorisë, po kryhen ekspertiza dhe hetime, për të identifikuar poseduesin/t dhe për të zbardhur rrethanat e rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.