Gjendet në liqen trupi i pajetë i një gruaje

Gjendet një grua e pajetë në rrjedhën e liqenit artificial të Viroit në Gjirokastër.

Kanë qenë dy kalimtarë të rastit ata që kanë lajmeruar policinë dhe PMNZSH për prezencën e një kufomë në sipërfaqe të rrjedhes së mëmës së liqenit të Viroit.

Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje ku ka nxjerrë nga rrjedha gruan e pajetë e padekompozuar. Identiteti i saj ngelet ende i panjohur.

Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.