JEZERCA- Njëri nga dy turistët bullgarë që humbën pranë malit të Jezercës, është gjendur i pajetë pas disa orësh kërkimesh. Agjencia e Mbrojtjes Civile shkruan në rrjetet sociale se kërkimet filluan nga ajri për të zbuluar ndonjë shenjë të personit të humbur.
Në të njëjtën kohë, ekipi i kërkimit-shpëtimit malor u la në afërsi të vendit për të vazhduar kërkimet nga toka, shton agjencia duke thënë se përpjekjet intensive dhe koordinimi i i strukturave vazhduan për disa orë, derisa u arrit që të gjendet trupi i pajetë i personit në nevojë.
