Fier, 16 Mars 2025 – Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “15 Tetori” të Fierit, ku janë përfshirë gjashtë automjete.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Ende nuk dihen shkaqet e sakta të përplasjes, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të normalizuar trafikun në zonë.
