Në zonën e Liqenit të Tiranës ka nisur procesi i spërkatjes me qëllim largimin dhe menaxhimin e pranisë së gjarpërinjve.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës i bën thirrje të gjithë qytetarëve që frekuentojnë këtë zonë të tregojnë kujdes të shtuar, si për veten ashtu edhe për kafshët e tyre shtëpiake, veçanërisht qentë.
Qytetarëve iu rekomandohet
• Të shmangni shëtitjet jashtë shtigjeve të caktuara.
• Të mbani qentë të lidhur me lashë.
• Të mos lejoni fëmijët të luajnë në zonat me bar të lartë apo pranë bimësisë së dendur.
Ky është një veprim periodik, i ndërmarrë për të garantuar sigurinë publike dhe për të reduktuar rrezikun nga kontaktet e padëshiruara me faunën e egër.
