Gaz Bardhi në Elbasan: Bashkimi i PD rruga e duhur për të rrëzuar Ramën. Kemi program fitues për 2025

Partia Demokratike (Rithemelimi), ka nisur takimet në shkallë vendi për bashkimin e gjithë demokratëve në një front. ndonëse Basha nuk i është bashkuar këtij grupimi, Bardhi deklaroi se duhet t’i ndërgjegjësojmë pasi kjo është rruga e vetme.

Gazmend Bardhi Elbasan: Shumë prej nesh kanë ndarë mendime të ndryshme që na përcanë e na futën në konflikt por kur bëhet fjalë për Shqipërinë dhe interesin e qytetarëve dimë ti kapërcëjmë. Ajo ishte e rruga e gabuar.
Ka një pjesë prej nesh që ende mendojnë se bashkimi nuk është rruga e duhur. Nuk duhet ti mbëjmë mëri, ne duhet ti ndërgjegjësojmë që përcarja nuk është rruga e duhur. Ne nuk jemi vetëm për PD por nuk është rruga e duhur për Shqipërinë. Të jenë krah nesh kundër Edi Ramës sepse ashtu jemi më të fortë dhe ndërtojmë projektin fitues PD dhe fitorja e PD është ajo që na bën bashkë brënda dhe jashtë sallës. Po të jemi bashkë deri në zgjedhjet e 2025 ne do fitojmë.
Duhet të fitojmë zemrat e qytetarëve në Elbasan dhe në gjithë Shqipërinë për ndryshimin. Ne nuk i kemi bërë gjërat sic duhet sic keni dashur dhe merituar.