Gati për teatër! Vjen shfaqja për fëmijë “Fuqia e dëshirave” nga Kiço Londos

“Fuqia e Dëshirave” do të jetë shfaqja e parë për fëmijë që do të ngjitet në skenën e teatrit “Skampa” në Elbasan për vitin 2024. Në datat 13 dhe 14 Janar në orën 10:30 vogëlushët e Elbasanit do të kenë mundësi të ndjekin shfaqjen e cila vjen në Elbasan nga teatri shëtitës “Çajupi”. Kiço Londo, tregon ristitë e kësaj shfaqje, duke ftuar femijë e prindër për ta ndjekur.

“Fuqia e Dëshirave ”me autore dhe regjisore Greta Baci, vjen me një sërë mesazhesh.

Në role kryesore luajnë 𝗞𝗲𝘃𝗶𝗻 𝗥𝗿𝗮𝗽𝗮𝗷, 𝗔𝗿𝗹𝗶𝗻 𝗖𝗮𝗽𝗶 dhe 𝗦𝗶𝗹𝘃𝗮𝗻𝗮 𝗟𝗶𝗸𝗮𝗷. Shtepiza e vogel prej druri, te cilen gjyshi e ndertoi ne oborr per Kenin dhe Mein kur ishin te vegjel, eshte zhdukur. Se shpejti shtepia dhe oborri do shnderrohen ne nje pallat gjigand dhe kati i pare do te jete nje dhome e madhe, e mbushur plot me videolojera.