Gati për të marrë “frerët” në dorë/ Sali Berisha: “Do bëjmë referendum”

Sali Berisha gati të marrë përsipër drejtimin e PD. Ai ka deklaruar se Partinë Demokratike do ta drejtojë ai që merr votat e anëtarëve, dhe kjo gjë do të bëhet me referendum.

Ky paralajmerim vjen pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi i PD-së derisa të sqarojë çështjen e shpalljes non-grata nga DASH.
Ish-kryedemokrati theksoi edhe njëherë tjetër mbrëmjen e sotme se do të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar sa herë që të dojë.
Pjesë nga biseda në Opinion:
“Lulzim Basha me vendimin e tij personal pa pyetur njeri i ka bërë PD-së shkelmimin më të egër. PD duhet të vendoset në piedestal ku e meriton. Do bëhet referendum. Dhe partia do të drejtohet nga personi që e zgjedhin demokratët.
Absolutisht nuk jam i përjashtuar, sepse votimi i Lulzim Bashës është nul. Dinjiteti njerëzor është dinjitet njerëzor. Kryelufta zhvilohet me Edi Ramën, ndërsa kjo do të jetë beteje me procese normale statusore brenda PD-së, për të vendosur kushtetueshëmrinë. Një forcë politike që nuk zbaton ligjet e veta nuk zbaton ligjet e shtetit.
Do shkosh në mbledhjet e grupit të PD-së? Kur të më teket. Unë jam anëtar i atij grupi”,- u shpreh Berisha.