TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka publikuar ditën e sotme listat ndërsa bërë me dije rezultatet paraprake të kandidatëve për shefa komisariatesh në Drejtoritë Vendore të Policisë, duke i renditur sipas vlerësimit me pikë. Në listë janë gjithsej 251 kryekomisar, Komisar dhe nënkomisar. Vendin e parë në renditje e ka fituar kryekomisari Ilirjan Demaj me 82 pikë. Më pak pikë ka grumbulluar nënkomisari Sefer Lukaj me 42 pikë.
Sipas Policisë së Shtetit, gjatë fazës së aplikimit kanë marrë pjesë 290 kandidatë. Gjatë fazës së verifikimit të dokumentacionit, 16 prej tyre u skualifikuan pasi nuk plotësonin kriteret për të vijuar konkurrimin. Gjatë fazës së intervistimit, janë tërhequr nga konkurrimi 23 aplikantë. Nga 251 konkurrentë, 102 prej tyre kanë fituar më shumë se 70 pikë ndërsa pikët maksimale që janë grumbulluar janë 82 pikë. 70 pikë kanë mundur të marrin 2 nga 9 gratë në garë, kryekomisarja Vera Vasia dhe komisarja Alda Prela.
