Gara për shefa komisariatesh, skualifikohen 15 kandidatë! Të hënën nisin intervistat

TIRANË- Në garën për shef komisariati të Policisë së Shtetit janë skualifikuar disa kandidatë nga lista. Mësohet se verifikimi paraprak i listës së 290 kandidatëve në garë, deri në këtë fazë, ka skualifikuar 15 prej tyre.

Raportohet se skualifikimi i tyre ka ardhur pasi ata nuk kanë kaluar filtrin fillestar. Aplikantët janë skualifikuar si pasojë e mungesës së dokumentacionit, i cili kërkohet për të qenë pjesë e garës.

Bëhet me dije se intervistat me të gjithë aplikantët do të nisin më 2 dhjetor. Komisioni që vlerëson kandidaturat përbëhet nga 3 gra të Policisë së Shtetit, Alma Përmeti, Anisa Duçkollari dhe Ervina Gjana.

Ndërkohë, siç u mësua edhe më herët, në mesin e 290 kandidatëve për t’u bërë shef komisariati janë edhe 9 gra.