Furgoni përplaset me motorin, plagoset rëndë një person

LEZHË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë- Shkodër, pranë kryqëzimit të Dajçit.

Sipas informacioneve një furgon ka përplasur një motor dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.