KRUJË– Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim, prej më shumë se 3 vitesh fshihej në një dhomë të nëndheshme në banesën e tij Në Nikël të Fushë Krujës. Për t’i shpëtuar policisë, ai kishte përshtatur këtë dhomë të nëndheshme, por kjo skemë është zbuluar nga policia.
52-vjeçari Ilir Krojë, ka rënë në pranga, ndërsa rezulton i dënuar 8 vjet, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi në vitin 2020 ka 200 kultivuar bimë në Njësinë Administrative Nikël.
Krujë/Vijojnë kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.













