FSHE konferencë ndërkombëtare për arsimin bashkëkohor/Rektori Topi: Mesatarja nuk është i vetmi problem për reduktimin e studentëve

Fakulteti i edukimit organizoi konfrencën e dytë ndërkombëtare “Globalizimi dhe Integrimi në arsimin bashkëkohor. Në këtë konferencë u prezantuan mbi 80 punime shkencore me studiues, pedagogë, mësues e studentë nga 15 instutucione të arsimit të lartë.

Në çelje të konferencës, dekania e ketij fakulteti Elisabeta Osmanaj deklaroi përpjekjet dhe punën e një stafi të gjërë për organizimin e kësaj konference. “Janë 15 institucione të arsimit të lartë. Ka mbi 80 punime shkencore nga disa vende të rajonit e më gjerë”. FSHE, theksoi dekania është tashmë një institucion i konsoliduar edhe për trajnimin e mësuesve. “Jemi certifikuar nga ASCAP për 12 module trajnimesh duke qenë edhe një agjenci e kosoliduar trajnimesh”.

Në vijim rektori i Universitetit “A.Xhuvani” Skënder Topi ndërsa përshëndeti konferencën, e cilësoi  pjesëmarrjen të jashtëzakonshme dhe mjaft cilësore. “Ne kemi organizuar disa konferenca shkencore dhe një ndër prioritetet tona është kërkimi shkencor. Kemi investuar bashkë me partnerët në promovimin e këtyre aktiviteteve” theksoi ndër të tjera në fjalën e tij rektori Topi.

Praktikat, modelet dhe sfidat në fushën e edukimit janë të shumta. Integrimi I modeleve të reja janë një domozdoshmëri që kërkon një vëmëndje të shtuar. Dua të theksoj fort rolin që ka luajtur ndërkombëtarizimi në sukseset tona. Ne sot jemi më të fortë se kurrë. Jemi duke bashkëpunuar me universitetin e Barit, të Firences dhe universitete të tjera. Ne kemi bashkëpunime me universitetet më dinjitoze në Europë. Kemi qindra staf akademik dhe qindra studentë që kemi shkëmbyer dhe trajnuar. Kemi dhjetra projekte të fituara dhe aplikime nga stafi ynë akademik”.

Rektori vuri theksin edhe në problematikën e reduktimit të studentëve. “Të gjithë jemi dëshmitarë të reduktimit të numrit në degët e mësuesisë. E kemi ngritur zërin fort, ia kemi përcjellë kryeministrit në qeveri. Mesatarja është një prej problemeve por gjithashtu kohëzgjatja minimumi  7 vjet është një tjetër problem që step të rinjtë për të zgjedhur mësuesinë. Ne duhet të gjejmë mekanizma ti kthejmë studentët e mësuesisë në Elbasan pasi do vijë një moment që nuk do kemi më mësues” u shpreh z. Topi duke deklaruar se qeveria duhet të gjejë mekanizma në bashkëpunim me universitetet për të bërë të mundur që kjo gjë most ë ndodhë.

Konferenca ka vijuar me përshëndetjen e përfaqësuesit të Këshillit të Evropës dhe më pas në sesionet e veçanta të ndara sipas tematikave ku u prezantuan studime dhe pati diskutime mes akademikëve për edukimin bashkëkohor përballë sfidave të integrimit dhe globalizimit.