Fredi Beleri zgjidhet Eurodeputet. Renditet i treti në listë

Numërimi i votave për zgjedhjet europarlamentare në Greqi ka shkuar në 87%. Deri më tani Nea Demokracia, partia në pushtet projektohet fituese me 7 vende në parlamentin europian e ndjekur nga SYRIZA me 4.

Kandidati i tretë më i votuar për NeaDemokracia, projektohet Fredi Beleri, i cili me këtë rezultat siguron një vend në parlamentin europian.

Duhet thënë se për momentin, në përditësimin e fundit sipas mediave greke deri në 22:47 ishin numëruar 90% e votave për partitë pjesëmarrëse, ndërsa për deputet janë numëruar vetëm 22% e votave.