Fëmija 8-vjeçar që u gjet i vrarë nga fqinji i tij mbrëmjen e sotme në Fier ishte nisur mëngjesin e kësaj të marte për në shkollë ashtu si çdo ditë tjetër dhe nuk ishte kthyer si zakonisht. Kur ora ka shkuar 15:30 e ëma ka nisur të shqetësohet dhe ka bërë njoftim në polici për zhdukjen e djalit të saj.
Gjatë kësaj kohe mësohet se i mituri ka qenë duke bërë xhiro me biçikletën e autorit. Pasi e ka rrëmbyer, Klodian Çalamani e ka vrarë 8-vjeçarin me lopatë dhe më pas e ka mbuluar me baltë në oborrin e banesës së tij. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet e fundit. Banorët e zonës janë të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë. Njëri prej tyre tregon se autori jetonte në një godinë që më shumë se si banesë ngjante me një kasolle.
