Fqinjët njoftojnë policinë, gjendet e pajetë e moshuara në Korçë

KORÇË- Një e moshuar 88-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Korçë. Sipas informacioneve e moshuara jetonte e vetme në një banesë të lagjes nr. 15. Trupi i pajetë u gjet pasi fqinjët njoftuan shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses për te hapur derën.

Fqinjët janë alarmuar pasi prej disa kohësh nuk kishin parë lëvizje në banesë dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë për ndihmë. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.