FOTOLAJM/ ‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

TIRANË- Në mënyrë simbolike protestuesit kanë paraqitur një bust të kryeministrit Edi Rama. Siç shihet edhe në pamje, në të shkruhej “diktatori i fundit”, ndërsa në mënyrë simbolike ata e rrëzuan me litar dhe e shkelën e këmbë, duke e krahasuar me rrëzimin e bustit të ish diktatorit Enver Hoxha.

Organizatorët e kanë cilësuar protestën si një nga më të mëdhatë e zhvilluara në vend, me pjesëmarrje të gjerë nga qytetarë brenda vendit dhe nga diaspora.