LONDËR- Një 19-vjeçar shqiptar është shpallur i zhdukur në Angli. Policia londineze me anë të një postimi në X, bën me dije se Rogers Cena është raportuar si i zhdukur nga Peckham.
Në jug-lindje të Londrës, Peckham njihet si një zonë problematike e me kriminalitet të lartë. Cena ditën që është parë për herë të fundit kishte thënë se do të shkonte në dyqanin lokal rreth orës 15:17 të mërkurën, më 22 janar 2025.
Që atëherë, nuk është parë më. Sipas policisë së Londrës, Rogers ka humbur telefonin e tij, i cili është gjetur në ëaltham Cross.
“Jo vetëm që ky është një i ri jashtëzakonisht i cenueshëm, por telefoni ishte i vetmi mjet që ai kishte për të kontaktuar familjen e tij. Ju lutem, ndihmoni ta kthejmë këtë djalë pranë familjes së tij“, shkruan policia londineze.
Sipas autoriteteve angleze Cena kishte veshur një pallto të zezë, kapuç gri, tuta gri dhe atlete Puma.
Police are concerned about the whereabouts of 19-year-old Rogers Cena, and are appealing to the public's help to trace him.
He was last seen around Peckham High Street on Tuesday, 22 January at 15:00hrs and reported (cont) https://t.co/HPfi4Sdm3q pic.twitter.com/Ai8j7KIVEE— Southwark Police | Central South BCU (@MPSSouthwark) January 26, 2025
