FOTO/ Vr*u kushëririn më 6 fishekë, kush është Bertil Alliaj, autor i ngjarjes në Çole me 3 viktima

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Gjorm të Vlorës, ku mbeti i vrarë 36-vjeçari Dalan Alliaj.

Sipas informacionit zyrtar, nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është kushëriri i tij, shtetasi Bertil Alliaj, kushëriri i tij i cili është në kërkim dhe për Masakrën e Çoles

Pas kryerjes së krimit, shtetasi B. A. është larguar drejt zonës malore përreth, ku dyshohet se fshihet.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë po vijojnë punën intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Masakra e Çoles ndodhi në prill të vitit 2015, kur pas një sherri në kazino mbetën të vrarë shtetasit Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Policia arrestoi si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Gjatë seancave të gjata, u dënua me burgim të përjetshëm Aleksandër Llanaj, ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

Familjarët e viktimave kanë lëshuar sa herë akuza për padrejtësi në gjykim, e vetëm pak ditë më parë i dërguan letër me shqetësimin e tyre, presidentit Bujar Nishani.