TIRANË- Protesta për gjendjen e palestinezëve në Gaza po zhvillohet pasditen e sotme në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet. Mes protestuesve është edhe aktivistja ndërkombëtarë Greta Thunberg.
Protesta ka nisur në orën 18:00 dhe po mbahet nën sloganin “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”, ku protestuesit po bëjnë thirrje të vazhdueshme për ndalimin e luftës në Gaza.
Thunberg u shpreh përmes një videoje ku tregonte pjesmarrjen në protestën e sotme se Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Aktivistja shton se tubimi do të jetë për të kërkuar “fundin e pushtimit të paligjshëm, aparteidit dhe gjenocidit të Izraelit”.
