Një moment i pazakontë ndodhi pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD ku u regjistrua një përplasje mes Salianjit dhe Nokës. Zakonisht mediet ia drejtojnë mikrofonat Berishës, por sonte për herë të parë askush nuk ishte i interesuar të shkëpuste një deklaratë prej tij, por ia drejtuan Ervin Salianjit.
Çfarë ndodhi në kryesi?
Mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike është mbajtur nën tensione dhe përplasje. Gjatë 4 orëve të mbledhjes ka pasur debate dhe përplasje mes anëtarëve të kryesisë dhe drejtuesve të PD-së. Në fokus të përplasjeve ka qenë ish-deputeti Ervin Salianji dhe numri 2 i PD-së Flamur Noka. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Noka ka akuzuar Salianjin që po bashkëpunon me kundërshtarët e PD-së. Nga ana e tij, Salianji i ka kërkuar dorëheqjen Nokës, duke e cilësuar atë përgjegjës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Gjatë mbledhjes, Salianji ka pyetur kryedemokratin Sali Berisha se cili statut i partisë ndalon anëtarët e kryesisë që të takojnë demokratët.













