FOTO/ Këngëtarja shqiptare Greta Koçi bëhet nënë për herë të parë

Greta Koçi bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë këngëtarja e njohur me atë të një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka postuar një foto të dorës së saj dhe të vogëlushit.

“Sot u bekova me një djalë. Asnjë sukses dhe arritje në jetën time nuk u krahasoka me këtë moment. Është dita më e bukur e jetës sime! Faleminderit Zotit dhe të gjithë ekipit mjekësor ne Amsterdam, me ne krye Dr. @bertëibbens 🤗🙏”- shkruan këngëtarja.