Me uljen e temperaturave, edhe deputetët janë shfaqur në Kuvend me veshjet e stinës, duke shpalosur anën tjetër të garderobës.
Në seancën e ditës së sotme deputetet kanë zgjedhur xhaketat me ngjyra, palltot e lehta e deri te shallet.
Në sy bie demokratika Grida Duma e cila ka zgjedhur të bardhën nga koka te këmbët, ndërsa Elisa Spiropali është shfaqur me një xhaketë rozë.
Basha ecën drejt Kuvendit në krah të deputetit të Lushnjes Saimir Korreshi dhe sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi.
Tre aleatët e opozitës Dash Shehi, Agron Duka dhe Vangjel Dule qëndrojnë të veçuar nga pjesa tjetër.