KOSOVË- Një foshnjë ka ndërruar jetë në QKUK. Një qytetar denoncon se u njoftua për vdekjen e foshnjës pasi dërgoi bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 14:30, në QKUK. Gjithashtu, bëhet e ditur se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Ndërkaq, rasti është cilësuar si “trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, pasi e ka dërguar bashkëshorten për lindje në repartin e gjinekologjisë, e ka kuptuar se foshnja ka vdekur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
