Forcat Operacionale aksion në burgun e Peqinit. Kontrollohen qelitë e të burgosurve përjetë

TIRANË- Një aksion nga Forcat Operacionale ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në burgun e Peqinit.

Burime bëjnë me dije se subjekt i aksionit kanë qenë të burgosurit që kanë dënime të përjetshme.

Në qelitë që ata rrinin kontrolli ka qenë për telefona si dhe mjete të ndaluara në burg.

Ndërkohë që janë gjetur dhe sekuestruar disa mjete të ndaluara.