Mbrëmjen e sotme ,qyteti i Vlorës është blinduar nga policia, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA.
Po zhvillohen kontrolle në automjetet luksoze, kryesisht ato me xhama të zinj.
Drejtuesit e automjeteve kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike. Njëkohësisht kontrollet bëhen edhe për kapjen e personave në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar.
Si rrjedhojë e kontrolleve është arrestuar 20 vjeçari i identifikuar si A.B pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.
