Fluks në pikën kufitare të Kakavijës, emigrantët kthehen për festat e fundvitit

KAKAVIJË- Në pikën kufitare të Kakavijës është krijuar një fluks nga emigrantët, të cilët janë kthyer në atdhe për festat e fundvitit. Si pasojë e fluksit të lartë në palën greke është krijuar një rradhë e gjatë kilometrike, në sportelet e kontrollit të dokumenteve. Autoritetet kufitare informojnë se janë marrë masa për menaxhimin e situatës, në mënyrë që të shmangen rradhët e gjata.

Në kuadër të kësaj Policia Kufitare në Kakavijë ka shtuar kapacitetet e përpunimit dhe ka rritur numrin e efektivëve të policisë, në mënyrë që të garantojnë ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Paralelisht, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në aksin kombëtar Gjirokastër–Kakavijë. Kjo me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt gjatë këtyre ditëve me fluks të shtuar.