Sipas të dhënave nga pika kufitare, pala shqiptare po punon me 5 sportele në dalje, pra me kapacitet të plotë, ndërsa pala greke operon me 6 korsi në hyrje të saj.
Fluksi është krijuar në minutat e fundit, pasi më herët situata në doganë ka qenë e qetë.
Autoritetet bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat e nevojshme, me qëllim shmangien e pritjeve të gjata për qytetarët që kalojnë kufirin.













