Festat e fundvitit kanë shtuar lëvizjet në kufinj. Raportohet se emigrantët të cilët jetojnë në Greqi kanë nisur të kthehen në atdhe për të kalur festat pranë familjarëve.
Mësohet se mëngjesin e sotëm ka nisur fluksi në pikën kufitare të Kapshticës me 4599 hyrje dhe 1864 dalje. Situata momentalisht paraqitet normale, pasi dogana po punon me 3 sportele në hyrje dhe 3-4 në dalje në varësi të fluksit.
Nga ana tjetër në pikën kufitare të Qafë Thanës momentalisht numërohen 2561 hyrje dhe 2769 dalje. Nisur nga këto shifra, pritet që përgjatë ditëve në vijim të ketë fluks të shtuar.













