Fermeri nga Elbasani :Një jetë që merret me kultivimin e duhanit

Nëntori është muaji kur fermerët përgatitën për të shitur prodhimin e duhanit. Ky vit nuk ishte shumë i mbarë,por prodhuesit e bimës idustriale shpresojnë që çmimi të jetë i lartë.Ky që po shihni në  pamje është fermeri Haki Duka nga fshati Kështjellë në Bashkinë Elbasan. Teksa e gjetëm duke përgatitur kutitë për të dorëzuar mundin e një viti, thotë  se ka një jetë që merret me kultivimin e duhanit por interesi për këtë kulturë është rritur veçse vitet e fundit.

”Kam vite që kultivoj duhanin.Me kultura të tjera nuk merremi se është vend i thatë ndaj merrem me kultivimin e duhanit”.

Që njerëzit punëtorë si Hakiu të mos heqin dorë nga puna ai kërkon mbështetje me subvencione nga shteti.

Krahasuar me vitet e para ka një dallim të madh. Më përpara ka qënë çmim i ulët. Sot ia vlen,vetëm se shteti duhet të na japi një dorë duke filluar nga plehrat që janë rritur”.

Rritja e çmimit të duhanit ka shtyrë shumë fermerë ti rikthehen kësaj kulture. Aktualisht burrë e grua i mbjellin tokat duhan për të siguruar mbijetesën.

Aktualisht shitet 5000 -5500 ,çmime të mira janë. Unë punoj burrë e gru për mbijetesë”.Fermerët janë punëtorë , por nëse shteti do të vërë dorë ata punojnë”.

Këtë vit 61-vjeçari  thotë se parashikon një përgjysmim të prodhimit për shkak të nxehtit të pazakontë çka stimuloi dhe një sër sëmundjesh më pas, por ai sërish gjen mundësi të përcojë mesazhin e tij për njerëzit e lidhur ngushtë me tokën, njëjtë si ai.
Në Qarkun e Elbasanit zona e Dumresë njihet më së shumti për kultivimin e duhanit, por dhe në fshatra të veçantë të Elbasanit ka fermerë që e kultivojnë bimën industriale.Elbasanion