Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Lungomares, ku një fëmijë rreth 4 vjeç është sulmuar nga një qen, duke pësuar plagë të rënda në pjesën e kokës.
Sipas burimeve paraprake, i mituri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të bërë të mundur kapjen dhe izolimin e kafshës.
Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të përcaktuar nëse qeni ishte endacak apo në pronësi të ndonjë personi.













