Fatmir Brazhda largohet nga posti i drejtorit të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, Elbasan.
Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë Brazhda në një postim në rrjetet sociale.
Postimi:
Përshëndetje miq!
– E ndjej për detyrim t’ju informoj që nga sot nuk do të jem më drejtues i Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan
🙏Dua të falenderoj pa fund të gjithë kolegët e mi që punuam ditë-natë për ruajtjen e vlerave natyrore të zonave të mbrojtura, duke u sfiduar dhe u përballur me shumë problematika të ndryshme deri në konflikte që kanë shkuar edhe në çështje prokurorie dhe gjykate në zbatim të ligjeve. E gjitha kjo në zbatim të ligjit, por edhe të vetë pasioinit që kemi ne si specialistë të fushës së pyjeve dhe mjedisit.
Së pari: Ju kërkoj shumë ndjesë kolegëve sepse ndonjëherë edhe mund ta kem tepruar me urdhëra apo detyra të cilat kishin të bënin me mbarëvjatjen e punës, por që skam dhe skam për të patur qëndrime personale. Ne përveç mbrojtjes kemi bërë një punë të shkëlqyer në edukim, ndërgjegjësim si dhe në promovimin e ZM dhe në veçanti të Parkut Kombëtar Shebenik.
Së dyti, dua të falenderoj të gjithë komunitetin e zonës të cilët më kanë mirëkuptuar dhe kam bashkëpunuar me ta në çdo kohë për ruajtjen e zonave nga akitiviteteve të paligjshme, ku vlen të theksohet edhe me krenari që Parku Kombetar Shebenik është një ndër parqet më të mbrojtura në Shqipëri, falë komunitetit tonë dhe punës së palodhur tonën.
Së treti dua të falenderoj pa masë të gjithë bashkëpuntorët që punuan me ne për një mbrojtje dhe menaxhim më të mirë të Zonave të Mbrojtura jo vetëm në Elbasan por në të gjithë vendit, po ashtu edhe bashkëpuntorët të organizatave të ndryshme të rajonit apo ato ndërkombëtare.
🚩Së fundmi shpresoj që Zonat e Mbrojtura të ruhen dhe të mbrohen sipas funksionit që ato kanë dhe jo të shfrytëzohen për qëllime të tjera.
🫴️Dua të theksoj se këtë detyrë e kam kryer me shumë përkushtim, me shumë pasion, nuk kam kursyer asgjë, sepse e dua natyrën dhe do të jem sërisht pjesë e saj në çdo moment në çdo vend edhe pse me kufizime.
Mirënjohje dhe respekt për të gjithë🙏
