‘Familje e përsosur’! Vrau gruan shqiptare, dy fëmijët dhe veten fqinjët në Amerikë flasin për ngjarjen tronditëse

Ngjarje htronditëse ka ndodhur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Burri amerikan, punonjës policie ka vrarë gruan e tij shqiptare dhe 2 djemtë e tyre. Më pas ai vrau edhe veten.

Ngjarja ka ndodhur më 31 Dhjetor 2023 në banesën e çiftit.

“The Guardian” raporton se autori, Watson Morgan 49 vjeç, ishte punonjës policie në SHBA. Ai vrau me armë gruan e tij Ornela Morgan (Ornela Rori) 43 vjeç me origjinë nga Korça, dhe dy djemtë e tyre 10 dhe 12 vjeç. Më pas u vetëvra.

Të gjithë trupat e pajetë të familjes u gjetën pasi autori nuk u paraqit në punë në departamentin e policisë së Bronxville.

Policia amerikane e ka konsideruar ngjarjen si vrasje dhe vetëvrasje. Një pistoletë u sekuestrua në vendngjarje.

“Në këtë fazë të hetimit, mendohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij përpara se të vriste veten me armë”, deklaroi policia amerikane.

Një fqinj i viktimave tha se “familja ishte e përsosur, amerikanë perfekt”.

“Kurrë nuk e mendoja që ai të bënte diçka të tillë. Fëmijët luanin gjithmonë këtu jashtë, ndërsa nëna e tyre ishte personi më i ëmbël që kemi takuar ndonjëherë”, tha fqinj i familjes.