Familjarët gjejnë të vetvrarë 52-vjeçarin në kopësht

TEPELENE- Një 52-vjeçar është gjetur i vdekur në kopshtin e banesës së tij në Tepelenë. 52-vjeçari me inicialet A. A., është gjetur në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Progonat, nga familjarët e tij.

Dyshimet e para është se është vetëvrarë me armë zjarri automatik. Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.