Familjarët gjejnë pa jetë 40-vjeçarin afër banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ttrush në Shkodër.

Trupi i një 40-vjeçari është gjetur pa shenja jete afër banesës së tij nga të afërmit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Trush.

Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima është vetëvarur në kushtet e një depresioni, por pritet ekspertimi mjeko-ligjor për të përcaktuar dinamikën dhe shkakun.

“U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi dje, në fshatin Trush, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi E. P., 40 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur”, tha policia vendore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.