“Fali o Zot se…”, Erion Veliaj sulmon anëtarët e PS në Këshillin Bashkiak: Lutem çdo natë për ta!

Erion Veliaj ka folur në Gjykatën Kushtetuese duke thënë pretendimet e tij, përmes të cilave kundërshton shkarkimin nga kryetari i bashkisë së Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Veliaj u ndal te vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij, në veçanti te anëtarët socialistë.

Ai tha se vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e tij ka qenë fyerja më e rëndë që i është bërë në jetën e tij publike.

Erion Veliaj: Dhe kur beson se ke dhënë gjithçka për këtë mandat vjen arsyeja për të cilën të largojnë nga detyra dhe citoj, mos prezenca në detyrë për më shumë se 3 muaj. Nuk kishte se si të më fyenin më rëndë se kaq.

Ka qenë fyerja më e rëndë e jetës time publike. Kjo është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kush do tjetër.

Zoti i faltë. Lutem çdo natë për ta dhe i them Zot fali se nuk dinë çfarë kanë bërë me atë vendim.