Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale se ka humbur një person të shtrenjtë. Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi në “Instastory”, ku tregon se halla e saj ka ndërruar jetë.
Ylli i muzikës, e njohur për lidhjen e ngushtë dhe të veçantë që ka pasur me anëtarët e familjes së saj, ka ndarë me ndjekësit një mesazh prekës për të ndjerën.
“Pusho në paqe halla. E kemi quajtur Hallushe”, ka shkruar fillimisht këngëtarja e famshme.
Më pas ajo thekson rolin e rëndësishëm që halla ka luajtur në jetën e saj:
“Fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa e dashur ka qenë. Faleminderit për çdo moment që kemi ndarë bashkë. Faleminderit shumë që më ke treguar se si është të duash. Të dua shumë, pusho në paqe”.
