Një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, nga ‘Big Brother Vip’ publiku minimalisht kërkon që banorët e bërë pjesë të mbajnë nën kontroll ofendimet ndaj të tjerëve, dhe të dhurojnë sa më shumë mesazhe dashurie.
Teksa pjesa më e madhe e banorovë si duket kanë nisur diskutimet e para me njëri-tjetrin, dikush më shumë e dikush më pak, Rozës mesa duket nuk po i mbajnë më nervat.
Edhe pse jemi veçse në javën e dytë të nisjes së edicionit të tretë ‘BBV’ dhe gjendja si duket po i del jashtë kontrolli moderatores
Teksa është përfshirë në një debat me gazetaren e ‘Piranjave’, Roza Lati ka nisur që ta ofendojë atë cepave të shtëpisë duke e etiketuar si një njeri të shëmtuar.
Ofendim ky i bërë nga ana e saj, aspak transparent për personazhin në fjalë apo për audiencën që e ndjek.
Në një bisedë të zhvilluar me koreografin e njohur Albi Nakon, Roza shprehet se: ‘Ledjona është fiks si mavri, e tharë dhe e vyshkur’….
Pjesë nga biseda: S’jam duke i dhënë rëndësi se nuk më duket personazh interesant. Kur e bën veten dhe më ofendon. S’është as interesante, nuk është as e bukur, nuk është as ta shohësh. Atë që më tha e ka për vete. Si mavri është, e vyshkur, e tharë.
