Është e martuar? Loredana e BBV4 tregon për jetën e saj!

Ka nisur edicioni i katërt i spektaklit më të madh në vend, “Big Brother VIP”. Që me mbarimin e edicionit të tretë, kurioziteti i publikut ka qenë i jashtëzakonshëm. Tre edicione mjaft të suksesshme të “Big Brother VIP” deri më tani me banorë mjaft të spikatur, që kanë përcjellë tek publiku emocione të forta.

Loredana ka zbuluar një detaj të papritur për jetën e saj private gjatë pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP Albania 4”. Ajo i ka treguar Jozit për një lidhje të mëparshme që ka zgjatur mbi tre vjet dhe ka theksuar se, megjithëse është ende ligjërisht e martuar me këtë person, nuk kanë organizuar asnjë ceremoni martesore formale.

Ne nuk kemi pasur një dasmë

– ka shpjeguar Loredana, duke u ndarë për herë të parë me publikun rreth kësaj marrëdhënieje të kaluar.

Kjo deklaratë e Loredanës ka shokuar paksa ndjekësit e programit, duke i dhënë një dimension të ri historisë së saj personale dhe ndoshta marrëdhënies me Jozin.